Kontrabandonte telefona celular, i konfiskohet malli nga dogana
Gjilan – Është ndalur nga policia një automjet me tabela vendore me vozitës të dyshuarin mashkull shqiptar, tek i cili gjatë legjitimit dhe kontrollimit në veturën e tij janë gjetur me faturë të pa vulosur; dyqind e tetëdhjetë e një (281) telefona ( celular) lloje të ndryshme, shtatë (07) “Aiped” dhe katër ( 04 ) “USB”.
Malli nga i dyshuari konfiskohet dhe dorëzohet në terminalin doganor “Dheu i Bardhë”, kurse i dyshuari së bashku me veturën lirohet në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


