Kontrabandonte mallra nga Serbia, i konfiskohet malli nga autoritetet doganore
Kamenicë – Në fshatin Novosellë, të Kamenicës është ndaluar i dyshuari mashkull shqiptar dhe gjatë kontrollimit të kamionit të tij i është gjetur një stufë për ngrohje, për të cilën dyshohet se është i kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa malli është konfiskuar dhe dërguar autoriteteve doganore për procedurë të mëtutjeshme njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


