Kontrabandonte mallra, i dyshuari nga Kabashi i Vitisë ndalohet nga policia

Viti – Në fshatin Kabash, të Vitisë, një i dyshuar kosovar derisa ishte duke lëvizur me kombi nuk i është ndal njësisë policore dhe në ndjekje e sipër ka shkaktuar aksident. Gjatë kontrollit në kombin e të dyshuarit, janë gjetur të ngarkuara fara kungulli dhe dorëza medicinale të cilat janë konfiskuar dhe i janë dërguar doganës.
Gjatë verifikimit ka rezultuar se i dyshuari ishte duke lëvizur në kundërshtim me vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/