Kontrabandonte këpucë e tekstil, prangoset i dyshuari
Gjilan – Policia e Kosovës, njësitet Patrulluese sektoriale stacioni policor në Viti, gjatë patrullimit në fshatin Smirë komuna Vitisë kanë ndalur automjetin kombi VW Bus me tabela 05 ngjyrë e bardhë të cilën e drejtonte i dyshuari shqiptar ku pas kontrollimit në brendësin e automjetit është vërejtur një sasi e konsiderueshme e mallit të paketuar (këpucë dhe tekstil) për tu transportuar për në Ferizaj.
I dyshuari nuk ka prezantuar dokumente për këtë mall, sasia dhe vlera e mallit nuk dihet saktë, por është e konsiderueshme.
I dyshuari është arrestuar dhe më pas është njoftuar Policia Kufitare, e cila merret me procedura të mëtutjeshme njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


