Eko Higjiena

Kontrabandonin migrant, intervistohen të dyshuarit

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” raportohet se në dalje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollimit dhe legjitimimit të udhëtarëve të një autobusi, dy udhëtare moshë e mitur viktima femra shqiptare, kanë rezultuar pa dokumentacion valid dhe pa përcjellje.

Hidromorava

Pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar viktimat dhe dy personat e dyshuar meshkuj njëri shqiptar, dhe tjetri shqiptar/shtetas i Serbisë, të cilët janë përgjegjës të kalimit ilegal të kufirit. Dy viktimat janë intervistuar në prani të prindërve, avokatit mbrojtës dhe të prokurorit, kurse dy të dyshuarit pas intervistimit, lirohen në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/