Kontrabandonin kafshë nga Maqedonia, prangosen dy shqiptarë
Viti – Në fshatin Kabash, të Vitisë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në automjetin – kombi me të cilin ishin duke udhëtuar, janë gjetur katër kafshë (kuaj) të cilët janë kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


