Kontrabandonin dele, dhi e keca, policia kufitare lëndën e dërgon në Doganën e Kosovës

Viti – Gjatë patrullimit më datë 25.05.2021, zyrtarë të policisë kufitare kanë hasur kafshë në livadhe për të cilat ishin duke u kujdesur dy persona të mitur, në momentin që zyrtarët policor janë ndaluar, dy personat e mitur kanë ikur në drejtim të pyllit.
Njësiti policor gjatë verifikimit të kafshëve ka vërejtur se delet nuk kanë matrikula. Në vend ngjarje është paraqitur i dyshuari mashkull kosovar i cili është prezantuar si pronar i tyre.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe zyrtarë të AVUK-ut, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në gjashtëdhjetë (60) dele, dy (2)dhi dhe tre (3) keca. Me urdhër të Prokurorit rasti klasifikohet ”Kontrabandim me Kafshë” dhe lënda dërgohet në Doganën e Kosovës thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./rajonipress/