Kontrabandohen kafshët, të dyshuarit ikin në drejtim të Maqedonisë

Gjilan – Në fshatin Lubishtë, të Vitisë njësitë policore në brezin kufitar kanë hasur në 43 bagëti të cilat ishin duke u kontrabanduar nga të dyshuar të pa njohur të cilët me të vërejtur policinë kanë ikur në drejtim të Republikës së Maqedonisë.
Lidhur me rastin është njoftuar inspektori i AVUK-ut, dhe prokurori kompetent njoftoj policia e Kosovës derisa rasti është cilësuar si kontrabandim me mallra – kafshë./rajonipress/