Kontrabandistët e licencuar

Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM) po vazhdon të mirëmbajë licencat për kompanitë farmaceutike të cilat kanë kallëzime penale dhe që po vazhdojnë turrin e kontrabandimit të ilaçeve në Kosovë.
Është nënshkrimi i ministrit të Shëndetësisë si dhe kryeshefit të AKPM-së ai që figuron në secilën licencë të qarkulluesve farmaceutikë.
Kurse as nga kabineti i ministrit Ferid Agani e as nga kryeshefi Ilir Dushi, nuk konfirmohet nëse është iniciuar ndonjë kërkesë për ndëshkim apo edhe revokim të licencës për kompaninë “Peja Med”, që udhëhiqet nga Nimon Zogaj, e që para dhjetë ditësh policia e krimeve ekonomike i kishte zënë barna të kontrabanduara të Serbisë, në afro 3300 njësi.
Ilaçet e Serbisë janë të ndaluara për qarkullim në tregun farmaceutik të Kosovës, pas skandalit me falsifikimet e certifikatave të produkteve farmaceutike (Tribuna).