RCCOLA

Kontrabanda me telefona i kushton shtetit 10 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Telefonia mobile “Vala” e kishte shpërblyer një konsumator me një letër me vlerë prej 75 eurosh në emër të besnikërisë ndaj kësaj telefonie, mirëpo ai nuk ka arritur të blejë produktin që e kishte dëshiruar, një telefon të mençur të kompanisë “Apple”, shkruan sot Koha Ditore.

Letrën me vlerë konsumatorët e “Valës” mund ta përdorin për blerjen e produkteve të ndryshme nëpër disa pika, të cilat i ka përzgjedhur ajo. PTK-ja aktualisht i ka përzgjedhur katër partnerë: F-Mobile, MobiGega, Neptun dhe Gama Elektronik.

Hidromorava

Qytetarit që ka kërkuar të mos i publikohet emri “iPhone 6” i kishte dalë më shtrenjtë me kuponin e “Valës” që kishte vlerë prej 75 eurove sesa me kesh.

Ky konsumator pas bisedave dhe debateve me shitësin e ka kuptuar se ky dyqan për t’ia shitur përmes PTK-së këtë “smartphone” është dashur t’ia shtonte vlerës TVSH-në dhe taksën doganore. Këto çështje janë konfirmuar edhe nga vetë shitësit. Njëri nga ta ka thënë se “iPhone 6 Gold” është 680 euro, por ky çmim ndryshon nëse shkohet përmes ofertës së PTK-së.