ARKATANA

Kontrabanda me duhan dëmtoi buxhetin me 3 milionë euro, nëntë zyrtarë doganorë të përfshirë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nëntë zyrtarë doganorë dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare që ka rezultuar me mundësimin e kontrabandës së duhanit, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës të Kosovës, Agron Llugaliu, tha se duhani që është kontrabanduar ka qenë në sasi rreth 80 mijë.Llugaliu ka bërë të ditur se ky proces hetimor ka filluar në vitin 2018, ku 47 persona janë nën hetime.

Fundamenti

“Jemi këtu të publikojmë një lajm për një proces hetimor për Doganën e Kosovës. Një proces që ka filluar në viti 2018 për kontrabandën me duhan. Kemi të bëjmë edhe me zyrtarë doganorë që kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare. në këtë janë përfshirë 47 persona të dyshimtë. 16 janë në proces kanë arritur procesin e pranimit të fajësisë në marrëveshje me Prokurorinë. 9 zyrtarë doganorë kanë qenë të përfshirë në këtë kontrabandë. Duhani ka qenë rreth 80 mijë kg. Arrin nivelin e dëmit që i është bërë buxhetit të Kosovës është rreth 3 milionë. përveç duhanit ka pas edhe mallra tjera”.

Ndërsa sa i përket aksionit të zhvilluar, ku janë sekuestruar rreth 400 kg substancë narkotike, ai tha se nuk mund ta komentojë pasi janë të udhëzuar nga Prokuroria që të mos nxjerrin informata rreth këtij procesit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.