Fundamenti

Kontrabanda dhe MTI-ja degradojnë tregun e karburanteve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Moszbatimi i ligjit dëmton qindra miliona euro buxhetin. Shoqata e Naftëtarëve kërkon vendosjen e rregullit

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se maunat me naftë kontrabandë me siguri nuk lëvizin nëpër ara e as fusha, por qarkullojnë lirshëm dhe nëpër rrugë të asfaltuar

Me gjithë zotimet e pushtetarëve se në veriun e Kosovës është ndërprerë kontrabanda me produkte të naftës, një dukuri e tillë ka vazhduar edhe pas dislokimit të doganierëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në dy pikat kufitare, në Jarinje dhe Bërnjak.

Fundamenti

Burime nga kjo pjesë e Kosovës tregojnë se tregu kosovar i derivateve të naftës me të madhe po vërshohet me produkte derivatesh të naftës që vijnë nga Serbia që hyjnë përmes rrugëve ilegale. Sipas burimeve të gazetës këto derivate të naftës nuk janë cilësore.

Zyrtarët e MTI-së kanë heshtur përballë këtyre fakteve, kurse njohësi i kësaj fushe, Jakup Gashi, tha se veriu i Kosovës është problem politik, por duhet të merren masa preventive, të cilat do ta pengonin kontrabandën.”Çdo produkt i cili kontrabandohet ka ndikime në buxhetin edhe ashtu të varfër të Republikës së Kosovës edhe mosmatja e dendësitetit paraqet evazion fiskal, pasi që nafta importohet në tonelata, kurse akciza është për litër ndërkohë që shndërrimi bëhet përmes peshës specifike dhe tani për tani pesha specifike merret ashtu siç paraqitet nga vetë kompanitë importuese”, theksoi ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.