HW

Kontestohet opinioni ligjor i Kurtit për marrëveshjen Thaçi – Rasmussen

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ndonëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po këmbëngul se në letërkëmbimin mes Thaçit e Rasmussenit ka shkelje kushtetuese, njohësit e çështjeve ligjore po kontestojnë një gjë të tillë. Ata theksojnë se zotimi i Thaçit për ndalimin e veprimit të FSK-së në veri të Kosovës nuk është marrëveshje ndërkombëtare, nuk ka pasur nevojë për ratifikim në Kuvend dhe si i tillë nuk prodhon efekte juridike, shkruan sot gazeta Zëri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë së mërkurës ka publikuar një letërkëmbim mes Hashim Thaçit gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen për kufizimin e mandatit të veprimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit. Në këtë dokument ish-kryeministri Thaçi, aktualisht president, ishte zotuar se FSK-ja nuk do të shkojë në veri të Kosovës pa lejen paraprake të KFOR-it. Ky zotim i Thaçit, sipas opinionit ligjor që ka dhënë Kryeministria, është bërë në mënyrë të fshehtë e në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Uji Dea

Madje në përfundim të opinionit zyra e kryeministrit, e cila këtë letërkëmbim po e quan marrëveshje ndërkombëtare, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës t’i nisë procedurat për shkarkimin e Thaçit. Mirëpo nga njohësit e çështjeve juridike janë dhënë shumë interpretime nëse kjo letër mund të konsiderohet ose jo marrëveshje ndërkombëtare. Duke qenë se marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen në Kuvendin e Kosovës, zotimi i Thaçit nuk ka kaluar në një procedurë të tillë, prandaj juristët thonë se në linjë me këtë nuk mund të gjenden efekte juridike.

Tutje theksohet se sipas Rezolutës 1244, me të cilën NATO-ja dhe KFOR-i vazhdojnë të veprojnë në Kosovë, ndalimin e veprimit të FSK-së në veri mund ta bëjnë edhe pa zotim, në këtë rast të Thaçit. Për shkeljet kushtetuese, pavarësisht insistimit të gazetës, nga Kryeministria nuk kanë treguar nëse letër-marrëveshjen do ta procedojnë për në Gjykatën Kushtetuese, madje nuk e kanë treguar as strategjinë se si synojnë ta shkarkojnë presidentin Thaçi kur përveç opinionit ligjor, i cili po kontestohet, nuk kanë kurrfarë konstatimi nga organet e drejtësisë se me atë zotim Thaçi mund ta ketë shkelur Kushtetutën. Shkarkimi i Hashim Thaçit nga pozita e presidentit për një veprim të cilin e ka bërë si kryeministër mund të varet nga interpretimi i Gjykatës Kushtetuese nëse ajo pranon një lëndë të tillë për shqyrtim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.