United Hospital

Kontestohet diplomacia e ripërtërirë nga Qeveria në dorëheqje

/ 2 minuta lexim
HW

Ndonëse në dorëheqje, Ministria e Punëve të Jashtme një muaj më parë ka bërë emërimin e gjashtë ambasadorëve të Kosovës në disa shtete të botës. Mirëpo njohës të fushës së drejtësisë këto emërime i kanë parë si të kundërligjshme, madje kanë kërkuar nga presidenti i vendit që të mos i dekretojë këta ambasadorë, shkruan gazeta “Zëri“.

Po bëhet gati një muaj prejse Ministria e Punëve të Jashtme i ka emëruar gjashtë ambasadorë të karrierës në disa vende të botës. Këto emërime Ministria e Punëve të Jashtme i ka bërë një muaj pas dorëheqjes së shefit të Qeverisë Ramush Haradinajt, të cilat po shihen si jolegjitime nga njohësit e çështjeve të drejtësisë.

Eco Higjiena

Madje ata theksojnë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk duhet ta bëjë dekretimin e ambasadorëve të emëruar nga një ministri që është në dorëheqje. Të emëruarit në pozitën e ambasadorit janë: Ilir Dugolli, ambasador në Turqi, Frymëzim Isufaj në Britani të Madhe, Lulzim Mjeku në Arabi Saudite, Lendita Haxhitasimi në Itali, Lulzim Pllana në Austri e Adriatik Kryeziu në Kanada, shkruan gazeta “Zëri”.

Ndonëse një kohë të gjatë këto ambasada kanë qëndruar pa ambasadorë, vendimi për emërimin e diplomatëve u mor në prag të zgjedhjeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.