Fundamenti

Kontestohet afati i dërgimit të ligjit në Kushtetuese

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjykata Kushtetuese ka gjasë që të mos e marr në shqyrtimin Ligjin për Amnisti, sipas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje. Burime të gazetës Tribuna kanë bërë të ditur se afati ligjor prej tetë ditësh kur kjo lëndë ka mundur të dërgohet në gjykatë ka kaluar.

“Afatet e përcaktuara në Kushtetutë kanë kaluar, kështu që gjykata nuk mund ta shqyrtojë këtë lëndë. Ajo është dashur të dorëzohet më së largu deri të enjten pasdite, pas paraprakisht ishte miratuar të enjten e kaluar”, ka thënë ky burim.

Fundamenti

Nenin 113, pika pesë e Kushtetutës thotë se “Dhjetë (10) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, brenda një afati prej tetë (8) ditësh nga dita e miratimit, kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur”.(Tribuna)