Fundamenti

Konsumoni shumë kripë? Ja çfarë jeni duke i bërë shëndetit tuaj

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nëse ka një përbërës kuzhine që ka rëndësi universale, është kripa. Ky përbërës i përbashkët i kuzhinës është një pjesë integrale e dietës sonë pa të cilën, ushqimi në thelb bëhet i pakëndshëm. Por herë pas here, kemi mësuar se shumë gjëra të mira mund të jenë të këqija. Kështu që në këtë artikull po ju tregojmë se cilat janë dëmet që shkakton konsumimi i tepërt i saj.

Aftësitë njohëse

Rritja e presionit të gjakut shkakton probleme të trurit. Njerëzit të cilët marrin shumë kripë dhe lëvizin pak rrezikojnë dëmtimin e aftësive njohëse. Ekspertët këshillojnë zvogëlimin e marrjes së kripës si dhe ushtrimin e përditshëm për 30 minuta për ta bërë njeriun të shëndoshë mendërisht dhe fizikisht.

Veshkat

Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm në filtrimin e produkteve të panevojshme nga gjaku. Tensioni i lartë i gjakut mund të çojë deri te insuficienca e veshkave sepse ushtron presion në arteriet. Njerëzit të cilët kanë probleme në veshka me reduktimin e konsumimit të kripës ndijën përmirësim. Konsumi i kripës është i lidhur përfundimisht me shëndetin e veshkave.

Nevoja për kripë

Hidromorava

Ata që konsumojnë shumë kripë, jo rrallë ndjejnë nevojën për sasi gjithnjë e më të mëdha të saj. Ata këshillohen t’i zëvendësojnë me erëza të tjera.

Goditja në tru

Konsumi i lartë i kripës rrit sasinë e natriumit në gjak, duke çuar në presionin e lartë të gjakut, që mund të rezultojë në goditje në tru. Për kontrollin e natriumit në trup rekomandohet reduktimi i konsumit të kripës.

Lëkura

Futja e tepërt e kripës në organizëm shkakton edemë, ose ënjtje të duarve, këmbëve dhe nyjeve. Këto janë raste ekstreme, por jo rrallë ndodhin edhe ndryshime.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.