Mobi Casa

Konsumoni kafeinë për t’u mbrojtur nga kanceri i lëkurës

/ 7 minuta lexim
GRANDEMALL

​Kafeja, burimi kryesor i të ardhurave të shumë vendeve në zhvillim dhe subjekt i spekulimeve në tregjet financiare, që rrallë garanton jetesën e fermerëve që e kultivojnë. Tani ajo mund të bëhet e rëndësishme për ne, për vetitë e saj antikanceroze.

Kafeina jep një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen nga rrezet UV dhe parandalimin e tumoreve të caktuar, sidomos ata të lëkurës. Efekti antikanceroz i kësaj “droge” (kjo është një substancë psikoaktive) të natyrshme gjendet e pranishëm në bimë të tilla si çaji dhe kakaoja si dhe në kokrrat e kafes. Tashmë është konfirmuar nga disa studime se sasia e kësaj substance antikanceroze gjendet më së shumti te kafja. Studimet janë bërë mbi mostra të rëndësishme të popullsisë që nga ajo e vitit 2007 në SHBA ku u vëzhguan rreth 94.000 gra me protokollet shumë strikte. Nuk është plotësisht e qartë se cilat janë mekanizmat biologjike të përfshirë në luftimin e qelizave të dëmtuara të lëkurës. Një hipotezë që hulumtuesit kanë hedhur është që kafeina ka aftësinë për të favorizuar vdekjen (dhe si pasojë dëbimin) e qelizave të dëmtuara nga rrezatimi diellor, pjesërisht duke penguar veprimin e një enzime (chinasi serina/treonina), e cila në vend indukton përsëritjen (mitozën). Qelizat kur ADN-ja e tyre është e dëmtuar (për shembull nga rrezet UV, ju shihni), nuk mund të shumohen pa praninë e kësaj enzime dhe vdesin, dëbohen nga lëkura. Nëse do të ndodhte e kundërta kjo qelizë e dëmtuar do të ishte origjina e një formacioni të mundshme tumori. Një studim i fundit (2011) i cili përfshiu institucionet si Universiteti i Uashingtonit, Massachusetts General Hospital dhe Harvard Medical School, u mblodhën për të konfirmuar këtë hipotezë. Studimi u krye në minjtë dhe pati nevojë për verifikime të mëtejshme, megjithatë ky studim është konsideruar si një pikë kthese. “Hulumtimet tregojnë se në nivel qelizor kafeina shkakton një mekanizmin të ripërtëritjes natyrore, e cila është mjaft e ndryshme nga nekroza”, thotë onkologjistia Joanne Kotsopoulos (Universiteti i Torontos, Kanada), e cila nuk është e përfshirë në hulumtim. “Kjo është biologjikisht bindëse dhe është e rëndësishme që të përqendrohet hulumtime në këtë drejtim. Pse ka implikime të mira për parandalimin e rrjepjes së lëkurës apo dëmtimit të saj: për shembull, do të ishte shumë e lehtë për të shtuar kafeinë si produkt për tu mbrojtur nga dielli në formë kremi (sunscreen), vazhdoi ajo “.

Përveç sa thamë më sipër nga studimet e kryera, kafes i njihet edhe një tjetër efekt pozitiv në shëndetin tonë. Ajo shërben si antioksidant shumë i mirë për trupin tonë. Shumë substanca që janë në kokrrën e kafes gjenden edhe në frutat, perimet apo edhe vaji i ullirit. Për këto arsye ajo është bërë pjesë e shumë dietave. Kafeja jep një efekt shumë të mirë në qarkullimin e gjakut nëse pihet në masën e duhur. Konsumimi i kafesë është potencialisht proaktiv kundër zhvillimit të diabetit tip 2. Një studim amerikan ka zbuluar se konsumimi i matur i kafeinës mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit tip 2 tek gratë në moshë të re dhe ato në moshë mesatare. Kafeina në kafe është një stimulant mirë i njohur edhe i kujtesës. Kafeja rrit vigjilencën, vëmendjen dhe përqendrimin. Një filxhan kafe gjithashtu mund të ndikojë në përpunimin e informacionit. Por, kujdes si në gjithçka tjetër edhe më kafen duhet të tregoheni të kujdesshëm për të mos tejkaluar masën. Efektet negative të kafes Kafeja ju ndihmon të mbroheni nga disa tumore por nuk duhet të anashkaloni as efektet jo pozitive të saj. Nëse një filxhan kafe tonifikon zemrën dhe rrit përqendrimin, shumë filxhanë mund të të shkaktojnë takikardi, aritmi, dridhje, dhimbje koke dhe çrregullime të gjumit. Kafeina e gjendur në kafe është një lloj droge, stimulant i sistemit nervor qendror, ndaj rrjedhimisht prodhon varësi. Tërheqja nga kafeina është një sindromë reale. Ju ndoshta mund të përjetoni disa ditë me dhembje koke dhe irritim nëse vendosni të lini pirjen e kafesë. Megjithatë për t’u shkëputur nga kafeja nuk është e vështirë

Koha më e mirë për të pirë kafe? Përgjigjja vjen nga shkenca

Makiato e fundit që keni pirë nuk ju ka zgjuar? Ndoshta ju keni ngatërruar orarin. Koha ideale për të marrë kafeinë është mëngjesi, por në një kohë të caktuar, nga ora 9.30 deri më 11.30. Një kafe e pirë në momentin e duhur është një veprim i duhur për t’u zgjuar mirë. Pothuajse të gjithë e dimë që të konsumosh një kafe ekspres në pasditen e vonë mund të na mbajnë me sy hapur gjatë gjithë kohës që ne pretendohet të flemë. Por, në pjesën tjetër të ditës, cila është koha ideale për të marrë kafeinë? Nga ora 9:30 -11:30 në mëngjes çdo moment është e drejtë, sipas neuroshkencës dhe crono-farmakologjisë, një degë e mjekësisë që bën lidhjen mes futjes së drogës apo substancave psikoaktive dhe zhvillimin e kohës sonë natyrore biologjike .

Uji Dea

Ndikimi në tru

Përgjigjja për një pyetje që shqetëson miliona kafeinomanë në botë vjen nga Steven Miller, një neuroshkencëtar dhe studiues në Universitetin e Shkencave të Shëndetit në Bethesda, Maryland (SHBA). Në një postim në blogun e tij, Miller shpjegon se një zgjedhje e kujdesshme e kohës së ditës kur duhet të pimë kafe na mbron nga zhvillimi i varësisë dhe nevojës për kafeinë. Ritmi ynë biologjik – ora e brendshme që e mban tërë trupin të sinkronizuar me ritmet natyrore të tilla si ndërrimit të ditës dhe të natës – udhëhiqet nga një grup i neuroneve të specializuara të hipothalamus në strukturën e trurit. Këto qeliza nervore kontrollojnë funksionet themelore të tilla si kombinimin e gjumit dhe zgjimit, çlirimin e kortizolit, një hormon që aktivizon sistemin tonë alarm (me fjalë të tjera, ajo që “të mban zgjuar”).

Nëse vërtet lodheni…

Ky mekanizëm nervor punon në komunikim të ngushtë me qelizat dritëndjeshme në retinë. Mes orës 08:00 dhe 09:00, kur ne jemi të goditur nga drita e parë e ditës, niveli i kortizolit në gjak arrin kulmin: ky është momenti kur jemi natyrisht më të zgjuar dhe duke marrë kafe në atë kohë, ajo ushtron një efekt të vogël në organizëm dhe për më tepër krijon varësi. Për të bërë efekt më mirë konsumoheni kafen nga ora 9:30- 11:30 kur niveli i këtij hormoni ulet fiziologjikisht, për t’u përgatitur për kulmin e ardhshme (i cili do të zhvillohet rreth orës 12:00-13:00). Nëse arrini të zgjoheni para orarit ideal studiuesi sugjeron të përpiqeni të ekspozoheni sa më shumë të jetë e mundur në dritën natyrore, ndërsa bëheni gati për të punuar (për shembull, duke hequr syze dielli). Nëpërmjet sinjalit të dritës që kapet nga retina do të stimulohet ç lirimi më i shpejtë i kortizolit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.