Uji Dea

Konsumoni fruta të thata për shëndet të mirë!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Keni menduar se sa të shëndetshme janë frutat e thata?Këto janë frutat e thata të cilat janë më të shëndetshmet për shëndetin tuaj.

Arrat

Arrat përfundimisht janë frutat e thata më të mira për t’u ushqyer.

Janë shumë të pasura në antioksidues dhe ndihmojnë trupin kundër sëmundjeve të zemrës, plakjes së parakohshme dhe kancerit, shkruan EO. Përveç këtyre, arrat janë burim i jashtëzakonshëm i Omega-3 që ndihmojnë të ulin inflamacionin.

Fëstëkët

Sipas specialistëve të ushqimit, fëstëkët janë frutat e thata që dobësojnë më shumë, ku çdo kokërr ka më pak se 4 kalori.

Gjithashtu, ata këshillojnë të blini fëstëkë më guacë dhe jo të gatshëm, pasi ulin shumë oreksin dhe nuk do të ndjeheni të uritur për rreth një orë.

Fëstëkët janë të pasur me antioksiduesin gamma-tokopherol, një lloj vitamine E, që lufton kancerin.

RCCOLA

Arrat e Brazilit

Arrat e Brazilit janë njëra nga frutat e thata më të shëndetshme për t’u ngrënë. Një arrë ka mbi 100% të vlerës ditore të selenit.

Ky mineral i jashtëzakonshëm mund ta parandalojë kancerin e gjirit dhe të kockave dhe gjithashtu ndihmon për kancerin e prostatës.

Bajamet

Bajamet janë njëra nga frutat e thata më të shëndetshme për t’u ngrënë. Ato janë të pasura në fibra dhe vitamina E; ushqyes të jashtëzakonshëm për një trup të shëndetshëm.

Sipas disa studimeve të fundit, bajamet ndihmojnë të rrisin nivelin e baktereve të mira, duke forcuar kështu sistemin imunitar.

Gjithashtu nëse keni problemi me kolesterolin ‘e keq’, duhet të filloni të hani më shumë bajame, pasi është provuar të ulë kolesterolin LDL.