RCCOLA

Konsumojeni pjeprin, parandalon shumë sëmundje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kjo pemë e lëngshme është e pasur me antioksidues dhe me zeaksantinë, betakarotinë, që ofrojnë mbrojtje nga sëmundjet.

MBROJNË SHËNDETIN E SYVE

Pjepri përmban nutriente të rëndësishme për shëndetin e syve – betakarotinë (nga e cila lirohet vitamina A), vitamina C, luteinë e zeaksantinë. Pjepri është zgjidhje e duhur për parandalimin apo ngadalësimin e zhvillimit të çrregullimeve në sy si pasojë e mungesës së vitaminave.

UL RREZIKUN NGA ASTMA

Rreziku nga zhvillimi i astmës është i ulët te ata persona që konsumojnë sasi të caktuara të nutrienteve. Një prej tyre është edhe betakarotina, e gjetur në pemën e portokalltë në të verdhë, në pjepër, por edhe te kungulli, karota dhe perimet me gjethe të gjelbër si spinaqi dhe lakra jeshile.

Mobi Casa

RREGULLON SHTYPJEN E GJAKUT

Pjepri përmban fibra, kalium, vitamina C dhe kolinë që përmirë- son shëndetin e zemrës. Konsumimi i ushqimit të pasur me kalium ndihmon në rregullimin e natriumit që është tretman me rëndësi për shtypjen e gjakut.

MBRON NGA KANCERI

Pjepri është i pasur me antioksidues që luajnë rol mbrojtës në ruajtjen e qelizave të shëndetshme në trup dhe inflamacionet që shkaktojnë kancerin. Kështu, shumë studime kanë dëshmuar se pjepri parandalon kancerin në zorrë, në gji, mushkëri dhe prostatë.

(Kosova Sot)