Konsumimi i rrushit forcon shikimin

Nëse përfshini konsumimin e rrushit në dietën tuaj ju do të mbroni retinën e syve tuaj. Në këto rezultate kanë dalë studimet më të fundit në SHBA.
Sëmundja e retinës është një çregullim i syve që shkakton dëme në pjesën e pasme të syrit, por që luan një rol kyç në shikim. Disa prej simptomave të shkatërrimit retinal janë si humbja e shikimit, verbëri gjatë natës, ndjeshmëri ndaj dritës, etj.
Një studim i ri i Univeristetit të Miami-t në SHBA u përqendrua kryesisht në efektin mbrojtës të konsumimit të rrushit.
Studiuesit e realizuan eksperimentin e tyre në disa kavje. Ato kontrollonin në vazhdimësi dietën me rrush tek kavjet dhe vunë re se në kavjet që u provua konsumimi i rrushit kishte përmirësime të shikimit më shumë se tek ato që nuk e provuan konsumimin.
Rezultatet treguan se rrushi zbret nivelin inflamator të proteinave në retinë dhe në të njëjtën kohë rrit numrin e proteinave mbrojtëse në retinë.
Studiuesit sugjeruan se konsumimi i ushqimeve të shëndetshme gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e verbërisë.