Eko Higjiena

Konsumimi i perimeve të pagatuara e dëmton lukthin

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ngrënia e karrotave dhe perimeve të tjera të pagatuara, mund ta dëmtojë biomën e zorrëve në mënyrë drastike, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Ezpress.

Në një hulumtim të mbajtur me minj dhe njerëz, shkencëtarët kanë gjetur se konsumimi i perimeve të papërpunuara, mund t’i dëmtojë bakteret e mira në zorrë, të cilat kolektivisht njihen si mikrobioma e organizmit.

Hulumtuesit tregojnë se kjo ndodh për shkak se perimet e pagatuara kanë disa përbërës, të cilët kanë aftësi t’i mbysin mikroorganizmat, që do të thotë se shumë nga bakteret e mira të organizmit do të shkatërrohen.

Ekipi i udhëhequr nga Universiteti i Kalifornisë, ka thënë se këto gjetje ndihmojnë njerëzit të kuptojnë se cilat ushqime janë më të mira për mikrobiomën e organizmit tonë dhe cilat prej tyre preferohen të gatuhen apo jo.

ARKATANA

Pjesëmarrësit e këtij studimi konsumuan dietën e përcaktuar nga shkencëtarët për tri ditë. Më pas atyre iu bënë analiza, të cilat treguan se mikrobioma e atyre që kanë ngrënë perime të pagatuara, ishte shumë më e dëmtuar në krahasim me ata që kanë ngrënë perime të gatuara.

“Është shumë interesante ta kuptosh sesi mënyra e gatimit e ka këtë impakt në mikrobiomën e organizmit”, tha udhëheqësi i studimit.

Ky studim u publikua në revistën “Nature Mikrobiology”. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.