Fundamenti

Konsumi i tepruar i sheqerit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

​Një grup shkencëtarësh në Britani kanë këshilluar qeverinë të përgjysmojë nivelin e rekomanduar ditor të konsumit të sheqerit.

Ekspertët e ushqimit mendojnë se nga sheqeri nuk duhet të përftohet më shumë se 5% e kalorive të ditës, e barasvlershme kjo me 7 lugë çaji. Shumica e njerëzve konsumojnë të paktën dyfishin e kësaj sasie.

UBT

Ekzekutivi britanik është shprehur se do t’i pranojë rekomandimet , të cilat ka ndërmend t’i përdorë për të zhvilluar një strategji kombëtare kundër obezitetit, sidomos te fëmijët.