UBT

Konsumatorët, të pambrojtur!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Produkte më afat të skaduar dhe me cilësi të dyshimtë në treg, zbritjet mashtruese të çmimeve, mospërmbajtja e garancionit të produktit, janë disa nga ankesat e shumta të konsumatorëve kosovarë. Pavarësisht se legjislacioni kosovar e mbron konsumatorin ndaj mashtrimeve të tilla, këta të fundit thonë se Ligji nuk është i zbatueshëm edhe në praktikë.

Selatin Kaçaniku, kryetar i organizatës joqeveritare “Konsumatori” thotë për “Zërin” se Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit në Kosovë nuk funksionon si duhet.

FIDANISHTJA

“Siç po shihet roli, obligimi, kontributi…qenia e qytetarit konsumator taksapagues është shumë më kompleks seç pandehin disa “…atje lart…”. Arsyeja, obligimi, detyrimi për transparencë, llogaridhënie dhe ndarje të përgjegjësive është shumë më i madh seç janë premtimet ose zotimet deklarative. Siç po e shihni edhe zotimet e marra me MSA-ja po çalojnë në përmbushje. MSA-ja një modul ia kushton konsumatorit. Tërthorazi e gjithë MSA-ja i dedikohet qytetarit konsumator. Nga kjo del se duke vazhduar angazhimin për kauzën e konsumatorit angazhohemi edhe për ekonominë, edhe për bizneset, edhe për MSA-në, edhe për Kosovën”, deklaron ai.

Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës thonë se të gjitha parregullsitë që janë evidentuar nga ankesat e konsumatorëve i ka dërguar në gjykatë. Ata thonë se vetëm gjatë muajve të parë të këtij viti, AUV-i ka asgjësuar mbi 150 mijë kilogramë produkte të mishit si jocilësor./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.