Fundamenti

Konsumatorët mbajnë barrën e dështimeve të KEK-ut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Konsumatorët e KEK-ut po vazhdojnë të mbajnë gjithë barrën për dështimet e KEK-ut dhe të institucioneve të tjera qeveritare e gjyqësore në uljen e humbjeve teknike dhe atyre komerciale.

Niveli i këtyre humbjeve ka rënë nga viti në vit, por ato vazhdojnë të mbesin në nivel të lartë, pasi gjatë vitit 2012 saktësisht 30.4 për qind e humbjeve u është faturuar konsumatorëve. Po ashtu konsumatorëve u faturohet edhe 1.8 për qind e humbjeve që ndodh në Transmision. Kaq ka qenë niveli i humbjeve që ZRRE-ja ka pranuar të fusë në faturat e energjisë elektrike për vitin 2012.

Koston e humbjeve si teknike ashtu edhe komerciale e mbulojnë konsumatorët e energjisë elektrike. Konsumatorit i faturohet edhe energjia elektrike që furnizohet veriu i Kosovës, atje ku KEK-u nuk ka qasje tash e një kohë të gjatë. Shprehur në numra, nëse një qytetar ka pasur një faturë prej 50 eurosh në muaj, atëherë ai ka paguar rreth 16 euro për t’i mbuluar këto humbje të energjisë elektrike. Ndërsa 34 euro i ka paguar për energjinë që e ka shpenzuar.

FITORJA

Por, prapë faturimi i humbjeve është nën nivelin e humbjeve reale. Korporata Energjetike e Kosovës ka raportuar se niveli i humbjeve totale gjatë vitit 2012 ka qenë 36.6 për qind. Në këto humbje janë kalkuluar edhe humbjet e energjisë në veriun e Kosovës, atje ku KEK-u nuk ka qasje tash e disa vjet. Koston e çdo humbjeje mbi nivelin prej 30.4 për qind e bart KEK-u dhe jo konsumatori i saj.

Gjatë vitit 2013 niveli i humbjeve që do të faturohet do të jetë më i ulët falë një vendimi të ZRRE-së, që ka vendosur caqet që duhet t’i arrijë KEK-u sa i përket uljes së humbjeve. Gjatë këtij viti humbjet e faturuara do të jetë 27.4 për qind, që janë për 3 pika të përqindjes më pak se ato që ishin faturuar vitin e kaluar.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.