Uji Dea

Konstituohet Task – Forca për bujqësinë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kam vendosur që ta themelojë Task-Forcën e veçantë për sektorin e bujqësisë, që përfshihen prodhimet bujqësore, pemëtaria, perimtaria, blegtoria, bletaria etj. Detyra kryesore e kësaj Task-Force është ndërtimi i strategjisë për bujqësinë në Gjilan. Do t’i planifikojmë subvencionet së bashku sepse sivjet do të ketë subvencione për ekonomitë familjare. Të gjitha këto do t’i bëjmë së bashku. Nëse ka nevojë, do ta zgjerojmë Task-Forcën. Ju do ta keni një Zyre të veçantë për të funksionuar si ekip, ka thënë Lutfi Haziri.

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është konstituuar sot Task-Forca për Bujqësinë.

Kjo Task-Forcë përbëhet prej 15 anëtarëve: Ramiz Ramadani – drejtor i Bujqësisë, Medin Zeqiri – zyrtar në drejtorinë e Bujqësisë, Ramadan Hamiti – zyrtar në drejtorinë e Bujqësisë, Nehat Ramadani – ish-drejtor i Bujqësisë, Erton Namoni – “Ask Food”, Sylë Deshishku – “Kualiteti”, Ruzhdi Bixhaku – “Kabi”, Agim Sahiti – “Kon Soni”, Lulzim Hasani – “Luli”, Xhelal Ramadani – nga veprimtaria e serrave, Ramadan Avdiu – kombanjer, Baki Halimi – “Rendimenti”, Metush Maksuti – bletar, Zeqirja Rrahmani nga shkolla e bujqësisë dhe Naim Shaqiri nga OJQ “Natyra”.

Me këtë rast, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri tha se detyra kryesore e kësaj Task-Force është ndërtimi i strategjisë për bujqësinë në Gjilan, për t’i dhënë kahen e duhur këtij sektori.

“Kam vendosur që ta themelojë Task-Forcën e veçantë për sektorin e bujqësisë, që përfshihen prodhimet bujqësore, pemëtaria, perimtaria, blegtoria, bletaria etj. Detyra kryesore e kësaj Task-Force është ndërtimi i strategjisë për bujqësinë në Gjilan. Do t’i planifikojmë subvencionet së bashku sepse sivjet do të ketë subvencione për ekonomitë familjare. Të gjitha këto do t’i bëjmë së bashku. Nëse ka nevojë, do ta zgjerojmë Task-Forcën. Ju do ta keni një Zyre të veçantë për të funksionuar si ekip”, tha Haziri.

UBT

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, theksoi se ky është ekip përfaqësues, në të cilin janë përfshirë të gjitha sektorët e bujqësisë dhe si ekip do të jenë të përkushtuar për ta zhvilluar këtë sektor.

Anëtarët e kësaj Task-Force, e kanë mirëpritur themelimin e saj, duke përgëzuar kryetarin Haziri dhe drejtorin Ramadani për përkushtimin e madh që po tregojnë për avancimin e këtij sektori.

Ata thanë se do të punojnë me përkushtim për të pasur suksese të mëdha ky sektor shumë i rëndësishëm i shoqërisë.

Ndryshe, Bordi i Task Forcës për bujqësinë do të takohet të paktën një herë në muaj./rajonipress/