UBT

Konstituohet KKSB në Gjilan, gjendja e sigurisë vlerësohet e qetë dhe stabile

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është mbajtur sot mbledhja konstituive e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Gjilan, i cili është themeluar me vendim të Kuvendit Komunal dhe është udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri.

Në këtë këshill, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, komuniteteve etnike dhe fetare, gjendja e sigurisë në Gjilan është vlerësuar e qetë dhe stabile.

“Tashmë jeni përfaqësues të zgjedhur nga Kuvendi Komunal që në këtë mandat katër vjeçar ta ushtojmë këtë detyrë bashkarisht në realizimin e objektivave tona në mënyrë që siguria në komunën tonë të vazhdojë të jetë e mirë dhe vazhdon të detyrojë paqe për të gjitha komunitetet etnike e fetare, duke afirmuar dialogun dhe bashkëpunimin”, ka thënë në hapjen e mbledhjes kryetari Lutfi Haziri.

Komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, major Alban Ramushi, ka ritheksuar se gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile falë vetëdijesimit të qytetarëve dhe punës së mirë të policisë.

Ai tha se në pjesën e parë të vitit 2018 nuk ka pasur asnjë konflikt me motive etnike, duke pohuar se bashkëpunimi ndëretnik është në nivel të mirë.

ARKATANA

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, tha se ka për objektivë përmirësimin e sigurisë së objekteve të banimit dhe shkollave, zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe fatkeqësitë tjera, sikurse edhe parandalimin e dhunës në shoqëri përmes aktiviteteve vetëdijësuese.

Ndërkaq, sekretari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Agim Hyseni, ka kërkuar që në kuadër të agjendës së diskutimeve në mbledhjen e radhës, të diskutohet për fenomenin e vetëvrasjeve, pasi Gjilani brenda pak ditësh është tronditur nga tre raste të tilla.

Kreu i Gjilanit ka pohuar në fund se takimi i ardhshëm i KKSB do të mbahet pas dy jave, për ta paraqitur rendin e punës dhe temave që do të diskutohen në të ardhmen.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka në përbërje 24 anëtarë, ku përfshihen ata të Komunës së Gjilanit, Stacionit Policor, Bashkësisë Islame, Kishës Ortodokse, Kishës Protestante, përfaqësues të komunitetit serb, turk e rom, OJQ’ve e mediave dhe ka mandat katër vjeçar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.