Fundamenti

Konstituohet këshillit i fshatit në Llashticë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve, është konstituuar të hënën këshilli i fshatit prej shtatë anëtarëve në Llashticë, ku kryetar është zgjedhur Ekrem Hasani.

Kryesuesi i Komisionit Komunal, Avdyl Aliu i ka falënderuar banorët e Llashticës për ardhjen masive, duke uruar kryetarin dhe anëtarët e këshillit të fshatit.

Fundamenti

“Llashtica gjithmonë ka ditë të jetë organizatore e madhe e shumë ngjarjeve, përfshirë këtu edhe organizimet e si kjo e sontmja. Është tejet i rëndësishëm themelimi i këshillave sepse janë organi që do t’i artikulojnë kërkesat komunitare të banorëve të Llashticës në dikasteret përkatëse të komunës. Urime dhe suksese të zgjedhurve”, theksoi Aliu.

Në këtë ngjarje kanë marrë edhe pjesë edhe anëtar të Komisionit Komunal për zgjedhjen e këshillave të fshatrave, lagjeve dhe vendbanimeve, që vijnë nga radhët e të gjitha partive politike./rajonipress/