ARKATANA

Konstituohet Këshilli i fshatit edhe në Llashticë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në vazhdën e konstituimit të Këshillave lokale, sot është konstituuar Këshilli shtatë anëtarësh i fshatit në Llashticë, ku me anë të votimit kryetar është zgjedhur Ekrem Hasani.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë qindra banorë të Llashticës, ndërsa procesi i themelimit ka kaluar pa asnjë pengesë.

Hidromorava

“Në historinë e deritanishme nuk e harrojmë kurrë Llashticën si lokalitetin i cili ka pësuar më së shumti, sidomos në luftën e fundit për çka edhe i themi Reçaku i lindjes së Kosovës. Në historinë e re, Llashtica paraqet fotografinë e një lokaliteti përparimtar me produkte bujqësore që dita e ditës po bëhen tradicionale. Në këtë fshat gjithmonë nisen dhe bitisen punë të mira. Besojmë se edhe kjo zgjedhje e juaja sonte përbënë një punë të mirë”, ka thënë kryetari i Komisionit komunal, njëherit shef i grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvend, Avdyl Aliu.

Ky projekt po realizohet me iniciativë të kryetarit të Komunës zoti Lutfi Haziri në bashkëpunim me organizatën Agro-Eko, ndërsa është financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.