Eko Higjiena

Konstituohet Këshilli i fshatit edhe në Dobërqan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Mbrëmë, në fshatin Dobërqan është mbajtur tubimi me qytetarë me një pikë të vetme të rendit të punës: zgjedhja e Këshillit të fshatit prej 7 anëtarëve dhe e kryetarit te tij. Nga tubimi me një numër të kënaqshëm të pjesëmarrësve dhe nga votimet, kryetar i Këshillit të fshatit u zgjodh Melush Guda.

Kryesuesi i Komisionit komunal Avdyl Aliu tha se Dobërqani është një lokalitet shumë i rëndësishëm për komunën e Gjilanit dhe me atë të këtij Këshilli banorët e tij do ta kenë më të lehtë adresimin e kërkesave të tyre për zgjidhjen e problemeve.

Uji Dea

“Le të jetë konstituimi i këtij këshilli në funksion të asaj që Komuna më shpesh ta kthej kryet kah Dobërqani. Dobërqani ka treguar se di t’i kryej të gjitha obligimet që i ka e për këtë arsye edhe komuna e ka për obligim t’ia kthej me investime duke i plotësuar nevojat e fshatit. Dua të ju shprehi mirënjohje për shoqatën “17 Shkurti” , për punët e mira që i bënë kjo shoqatë për fshatin tuaj si për riciklimin e mbeturinave, organizimet e ndryshme kulturore-sportive, aksionet e ndryshme e shumë punë të mira dhe të mbara. Kjo duhet të shërbej si shembull edhe për lokalitetet tjera të Komunës së Gjilanit”, ka thënë Aliu.

Ndryshe, sot do të mbahet tubim i tillë edhe në fshatin Velekincë dhe pas saj mbetet të mbahet edhe një tubim për të përmbyllur dhjetëshen e parë të pilot-projektit të ndihmuar nga Ambasada Amerikane përmes OJQ-së Agro Eko dhe pastaj do të shikohet mundësia se si do të vazhdohet më tutje në konstituimin e këtyre këshillave edhe në fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të Komunës së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.