United Hospital

Konstituohen Komitetet për Bashkëpunim Ndërkufitar dhe Barazi Gjinore

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit ka themeluar dy komitete të reja, si trupa ndihmëse të vendimmarrjes, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit ndërkufitar si dhe të barazisë gjinore. Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal ka thënë se komitetet janë trupa të rëndësishme në punën e asamblesë komunale, sepse e ndihmojnë atë që të merr vendime të drejta dhe rëndësishme për jetën e qytetarëve, me propozime e rekomandime konkrete nga fushëveprimtaria e tyre.

Të enjten, në mbledhjet konstituive, Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar (KBN) ka zgjedhur për kryesues Ismet Tafilin (Vatra), kurse për zëvendëskryesues, Miranda Bllacën (LDK), derisa Komitetin për Barazi Gjinore (KBGJ) do ta kryesojë Xhylshene Berisha (LDK), ndërsa zëvendëskryesues u zgjodh Renan Imam (KDTP).

Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal ka thënë se komitetet janë trupa të rëndësishme në punën e asamblesë komunale, sepse e ndihmojnë atë që të merr vendime të drejta dhe rëndësishme për jetën e qytetarëve, me propozime e rekomandime konkrete nga fushëveprimtaria e tyre.

ARKATANA

Sa i përket Komitetit për Barazi Gjinore, Bunjaku-Rexhepi tha se Gjilani është i pari në Kosovë që themelon një trupë të tillë brenda vendimmarrjes komunale.
“Ky komitet përbëhet nga përfaqësues të subjekteve politike që përfaqësohen në Kuvend Komunal, por pikë e përbashkët e të gjithë anëtarëve të tij, do të jetë angazhimi për avancimin e barazisë gjinore”, ka thënë ajo.

Xhylshene Berisha than se do ta ofrojë tërë përvojën e saj të gjatë në politikë dhe vendimmarrje, në aktivitetet e Komitetit për Barazi Gjinore.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit ka bërë hapa konkret edhe në çështjen e bashkëpunimit ndërkufitar dhe trajtimin e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për çka ka themeluar edhe Zyrën Ndërlidhëse./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.