Konstituohen komisionet për monumentet kulturore historike

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit të martën edhe zyrtarisht kanë nisur punën pas konstituimit dy komisione për caktim të lokacioneve për shtatore e përmendore në qytet si dhe komisionin tjetër për vlerësimin e kontributit shoqëror të personaliteteve të shquara të Komunës së Gjilanit, të cilët brenda dy muajsh do të sjellin lokacionet se ku mund të vendosen shtatoret bustet, pllakat përkujtimore, sikundër që do të bëhet edhe lista me emrat e personaliteteve të shquara të Komunës së Gjilanit.

Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit, Izmi Zeka ka përshëndetur anëtarët e këtyre dy komisioneve si dhe ka kërkuar që me kujdes e përkushtim të bëjnë përzgjedhjen e lokacioneve por edhe të personaliteteve të shquara të Komunës së Gjilanit që nga Idriz Seferi e deri më tani.

Komisioni për vlerësimin e kontributit shoqëror të personaliteteve të Gjilanit do të udhëhiqet nga Arzie Nuhiu, ndërsa zv. Kryesues është Sabit Rrustemi. Ndërsa komisioni për caktimin e lokacioneve për monumentet kulturore – historike, udhëhiqet nga Elisah Ymeri dhe zv. Kryesues do të jetë një anëtar nga LDK.

Që të dy këto komisione në përbërjen e tyre kanë përfaqësues nga të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Gjilanit.

Eco Higjiena

Me këtë rast Elisah Ymeri, Abdyl Aliu, Arzie Nuhiu, Sabit Rrustemi si dhe anëtarët e tjerë të këtyre komisioneve kërkuan bashkëpunim, si dhe përkushtim edhe të anëtarëve në këto dy komisione që puna të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme, ngase ndjeshmëria e trajtimit që bëjnë këto komisione është shumë e lartë.

Që të dyja komisionet do të bëjnë vetëm listat propozuese të cilat më pas Kuvendi duhet t’i aprovoi. Në këtë drejtim, kryesuesi i Kuvendit Zeka tha se, nëse nuk do të ketë konsensus të plotë asnjë emër i ndonjë personaliteti nuk do të kaloj, qoftë për buste, shtatore etj., sepse, sipas tij, ata janë të të gjithë neve dhe që të gjithë ne duhet të jemi unik dhe me konsensus të plot do të marrim vendimin se kush ku do të vendoset.

Zeka, poashtu tha se iniciativat e ndryshme mund t’i prezantohen këtyre komisioneve gjegjëse porse këta janë ata të cilët do ta vërtetojnë dhe me profesionalizëm e arsyeshmëri të fort do të propozojnë për emrat apo edhe vendet se ku kush duhet të jetë.

Në të ardhmen më nuk do të ketë ngritje të busteve e përmendoreve nga dikush tjetër pos Komunës si institucion, kësaj kategorie e cila ka dhënë kontribut gjatë jetës, duhet të jetë vet institucioni ai që do të kujdeset për ndërtimin e monumenteve kulturore – historike./rajonipress/