Eko Higjiena

Konstituimi i Kuvendit, peng i Thaçit dhe i Mustafës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Asnjë njoftim nuk ka dalë nga zyra e PDK-së sa i përket ujdisë së koalicionit. Zyrtarë të saj nuk kanë qenë në gjendje as të konfirmojnë se kur mund të nënshkruhet marrëveshja dhe pse kjo nuk u bë të martën.

Krijimi i institucioneve të reja vazhdon të jetë peng i negociatave të PDK-së dhe LDK-së, për ndarjen e pushtetit, shkruan sot Koha Ditore.

Nënshkrimi i marrëveshjes i paraparë të bëhet të martën është shtyrë pasi kryeministri në detyrë Hashim Thaçi ka udhëtuar në New York, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

UBT

Asnjë njoftim nuk ka dalë nga zyra e PDK-së sa i përket ujdisë së koalicionit. Zyrtarë të saj nuk kanë qenë në gjendje as të konfirmojnë se kur mund të nënshkruhet marrëveshja dhe pse kjo nuk u bë të martën.

“Nuk jap përgjigje, sepse punët janë në përfundim e sipër”, ka thënë shkurt sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati. Edhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se janë në konsulta të vazhdueshme të dy kryetarët./koha/