Uji Dea

Konstituimi i Kuvendit, ‘peng’ i presidentit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës nuk është i sigurt se do të bëhet as më 28 korrik, ashtu siç kishin paralajmëruar nga koalicioni PAN ditë më parë. Arsyeja është mossigurimi i votave të nevojshme nga ky koalicion. E gjithë këtë zvarritje sipas “Vetëvendosjes” dhe koalicionit LAA po e mundëson presidenti Thaçi.

Koalicioni fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK-AAK-Nisma (PAN), nuk i ka numrat e nevojshëm për formimin e institucioneve, prandaj edhe po zvarritet mbajtja e seancës konstituive e Kuvendit. Kështu thonë për gazetën “Zëri” njohësit e çështjeve politike në vend. Ndërkohë, deputetë nga lëvizja “Vetëvendosje” dhe nga koalicioni LAA kanë akuzuar presidentin Thaçi se po i bën argat PAN-it, duke mos thirrur seancën.

Uji Dea

Sipas tyre, nuk ka kurrfarë arsye për shtyrje të seancës konstituive, prandaj kjo duhet të bëhet sa më parë. E përfaqësues të koalicionit PAN, megjithëse më herët kishin deklaruar se kjo seancë do të mbahet më 28 korrik, tani thonë se nuk e dinë kur do të mbahet seanca konstituive pasi askush nuk i ka lajmëruar ende asgjë.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se PAN-i i ka numrat për ta bërë Qeverinë dhe ky nuk është problemi për shtyrjen e seancës. “Sa i përket datës së seancës unë nuk e kam parasysh se cilën ditë do të jetë, sepse deri më tani nuk kam asnjë njoftim, por ajo që është e rëndësishme është të bëhet regjistrimi i deputetëve sepse akoma nuk është bërë”, ka thënë ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.