HW

Konstituimi i Kuvendit, Kryeziu: Aman votojeni cilindo kandidat që del nga shorti dhe mbylleni këtë histori

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu theksoi sot se nuk bllokohet shteti sepse aty dikush do të tregojë që e ka mirë e ai tjetri e keq.

Kryeziu në një postim në Facebook kërkon që të votohet cilido kandidat që del nga shorti dhe të mbyllet kjo histori, ndërkaq kushdo që ka pakënaqësi le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Tani që konstituimi i Kuvendit ka ngelur peng vetëm për shkak të dështimit për të zgjedhur nënkryetarin e fundit, partitë politike nuk duhet ta marrin mbi vete rolin e Gjykatës Kushtetuese.

Eco Higjiena

Nuk bllokohet shteti sepse aty dikush do të tregojë që e ka mirë e ai tjetri e paska keq. Aman votojeni cilindo kandidat që del nga shorti dhe mbylleni këtë histori. Kushdo që ka pakënaqësi le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Meqenëse Kryesia e Kuvendit është organ kolegjial, ku kuorumi i nevojshëm për vendimmarrje është shumica e thjeshtë, pra katër nga gjashtë sa janë gjithsej, Gjykata Kushtetuese nuk mund ta anulojë zgjedhjen e të gjithë Kryesisë së Kuvendit. Masa më drastike që Gjykata mund të vendosë është rivotimi për kandidatin serb, veçmas apo në pako pak ka rëndësi.

Bëni diçka ndryshe, sepse ajo çka po bëni është fatkeqësi shtetërore. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.