FITORJA

Konstatohen shkeljet e QKU-së

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Qendra Klinike Universitare ka shkelur ligjin në lidhje me tenderin për Mirëmbajtjen e Ashensorëve. Këtë e ka konstatuar OSHP pasi ka marrë ankesë nga një kompani e cila ka rrëfyer QKU, ka shkurtuar kohën për kompanitë që kanë bërë plan të aplikojnë në këtë tender. OSHP, ka shtyrë afatin e konkurrimit edhe për 10 ditë tjera.

Qendrës Klinike Universitare të Kosovës do t’i duhet që të pres edhe dhjetë për ta zgjedhur kompaninë e cila do t’i mirëmbajë ashensorët e objekteve të këtij institucioni.

Ky është urdhri i prerë që i ka dhënë Organi Shqyrtues i Prokurimit, menjëherë pasi ka zbuluar se QKUK ka shkel Ligjin e Prokurimit duke mos iu përmbajt neneve që thonë qartë aty – se secilit tenderues duhet t’i jepet kohë që t’i bëjë gati dokumentet e aplikimit dhe t’i dorëzojë.

Me një urdhër të prerë OSHP ka detyruar QKUK’në që të shtyjë afatin e pranimit të ofertave për të gjitha kompanitë që janë të interesuara të konkurrojnë, në afat prej 10 ditësh.

Shkas i kësaj, u bë një letër ankuese e kompanisë “Ashensorët” të cilës i doli në favor OSHP’ja.

Mobi Casa

“Kompania Ashensorët, nga Prishtina, me datën 30 të muajit prill ka parashtruar parashtresën ku thuhet se më datë 26 të po të njëjtit muaj në ora 15:00 nga zyra e prokurimit QKUK, na njoftojnë se aktiviteti i prokurimit për ‘Servisim dhe mirëmbajtje të ashensorëve në QKUK’ vazhdon, dhe afati i fundit për pranimin e ofertave është data 30 çka do të thotë që vetëm edhe dita e hënë ka mbetur për përgatitjen e dokumentacionit. Diçka e tillë është e pamundur, që dokumentacioni të përgatitet brenda një dite”, thuhet në letrën që kompania e cila ka marrë pjesë në tender, i ka dërguar OSHP’së.

Kësaj të fundit, i mjaftoi ky arsyetim për të marrë një vendim. OSHP vendosi që ta urdhërojë QKUK’në që ta shtyjë afatin tenderues, pasi vlerëson se koha jo e mjaftueshme që ajo ka dhënë përbën shkelje të rëndë të Ligjit për Prokurimin Publik.

“Organi Shqyrtues i Prokurimit, bazuar ne parashtresën e kompanisë që është ankuar, konstaton se shtyrja e afatit kohor për pranimin e ofertave vetëm për një dite nga QKUK lidhur me aktivitetin e prokurimit “Servisimi dhe mirëmbajtja e ashensorëve aty është në kundërshtim me dispozitat e LPP’së”, thuhet në vendimin e OSHP’së, i cili ka dhënë edhe arsyet se pse ka ardhur deri tek ky konstatim.

“Duke u bazuar në nenin 44 paragrafi 1, QKUK është i obliguar të caktojë afatin kohor për pranimin e tenderëve, i cili duhet tu jap operatoreve ekonomik të interesuar kohë të mjaftueshme për të përgatitur dhe dorëzuar ofertat e tyre”.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.