GRANDEMALL

Konstatimi që indirekt mund të sjellë paragjykime!

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Nga Shefik Sadiku – Intervistat me ish të burgosurit politikë shqiptarë në ish Jugosllavi, të transmetuara në TV Dukagjini me konstatimin se dhunën kundër të burgosurve shqiptarë kryesisht e kanë bërë udbashët shqiptarë, sjellë këto përfundime, të paqëllimshme, paragjykuese.

Eco Higjiena
  1. Se udbashët shqiptarë kanë torturuar të burgosurit shqiptarë e jo Jugosllavia dhe Serbia. Ç`është e vërteta dhunën kundër shqiptarëve e ka ideuar, planifikuar Jugosllavia, por këtë e ka kryer edhe me shërbëtorët e vet shqiptarë. E mira do të ishte që inspektorët shqiptarë të ishin në nivelin e detyrës dhe të mos bëheshin vegla qorre të UDB-së. Ka pasur edhe ndonjë inspektor shqiptar që ka vepruar dinjitetshëm, por të tillët fatkeqësisht kanë qenë pak.
  2. Se këtë dhunë e paskan bërë shqiptarët, e jo edhe udbashët serbë. Po në burgjet dhe hetuesitë e UDB-së jashtë Kosovës kush e shkaktonte dhunën mbi shqiptarët që ka qenë shumëfishë më e tmerrshme se në Kosovë?
  3. Nuk është e vërtetë se dhuna kundër shqiptarëve është bërë me vullnetin e udbashëve shqiptarë, por kjo dhunë ka qenë platformë, program dhe doktrinë e Jugosllavisë, gjegjësisht Serbisë kundër shqiptarëve, mjerisht edhe me ndihmën e disa shqiptarëve. Këto konstatime, jo të qëllimshme, sjellin paragjykime te gjeneratat e reja që nuk kanë njohuri për gjendjen e shqiptarëve në ish Jugosllavi.
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.