Fundamenti

Thirrje për aplikim për serra – Komuna e Vitisë

12:37, 15 Maj, 2024

Data e përfundimit: 2024-05-24

Organizata:

Komuna e Vitisё

Tel: 0280/381-647
Kontrollo në artikull

Info:

Qyteti: Viti

Adresa: Rr. 28 Nëntori 61000 Viti

Ka skaduar afati!

Kategoria: Konkurs

Komuna e Vitisë, përkatësisht, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në bazë të kërkesës së fermerëve shpall thirrje për aplikim për serra 50 metra katror.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Letërnjoftimi apo dokument tjetër valid të Republikës së Kosovës.
  • Aplikuesi duhet të jetë banor i Komunës së Vitisë
  • Formulari për aplikim.
  • Vërtetimin e tatimit në pronë.
  • Certifikata e bashkësisë familjare
  • Të ketë Nif- para datës së aplikimit

Përparësi kanë:

  • Fermerët që kanë traditë në këtë veprimtari
  • Fermeret femra
  • Fermerët që nuk kanë qenë përfitues të serrave nga vitet e më hershme, apo mekanizmit tjetër bujqësor nga DBPZHR apo nga ndonjë organizatë tjetër që vepron apo ka vepruar në Komunën tonë.

Shënim: Fermerët duhet të participojnë në vlerë prej 20%.

Afati për aplikim deri më: 24.05.2024

Për më shumë informata kliko link.