ARKATANA

Konkurs publik: Rishpallje të konkursit për ZAB

17:24, 9 Gusht, 2024

Organizata:

KRU Hidromorava Sh.A.

Tel: 0800 61 000

Info:

Qyteti: Gjilan

Adresa: Rr. Vëllezrit Gërvalla, Nr. 71 Gjilan, Kosovë

Numri i pozitave: 1

Kategoria: Konkurs

Në bazë të dispozitave të nenit 21. lidhur me nenin 25. Paragrafi 25.2. pika (h) të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, respektivisht nenit 13. të Ligjit nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03//L-087 për Ndërmarrjet Publike, Komisioni i Auditimit i KRU “Hidromorava”-SH.A. Gjilan, në mbledhjen e rregullt të mbajtur me datë 05.08.2024 mori vendim që të rishpallë:

KONKURS PUBLIK – Për plotësimin e pozitës punuese :

Titulli i pozitës: Zyrtar i Auditimit të Brendshëm
I përgjigjet: Komisionit të Auditimit të KRU “Hidromorava” Sh.A.
i ekzekutuesve: një /1/
Paga: 1080 bruto
Orari i plotë: 40 orë në javë
Vendi i Punës: Gjilan

Detyrat dhe Përgjegjësitë :

  • Ushtron funksionin në mënyrë objektive, profesionale dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike nr. 06/L-021 dhe metodologjisë së auditimit të brendshëm për sektorin publik, të miratuar nga Ministria e Financave;
  • Vepron në përputhje me Standardet e Auditimit të Brendshëm, Statutin e Auditimit dhe Kodin e Etikës;
  • Përgatitë Planet Strategjike dhe Planet Vjetore konform objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe proceseve që zhvillohen në kuadër të ndërmarrjes dhe dorëzimi i tyre sipas afateve të përcaktuara me ligj;
  • Udhëheqë dhe drejton të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm;

Gjithë kandidatet e interesuar për aplikim dokumentacionin e kompletuar duhet ta dërgojnë në emailin zyrtar [email protected]

Për të shkarkuar dokumentacionin dhe më shumë informacione kliko këtu