
Shpallje për regjistrimin e vijave urbano periferike në Komunën e Gjilanit
12:37, 7 Maj, 2024Data e përfundimit: 2024-05-31
Info:
Qyteti: Gjilan
Adresa: Bulevardi i Pavarësisë p.n.
Ka skaduar afati!
Kategoria: Njoftim
Komuna e Gjilanit shpall vijat e lira të transportit urbano-periferik në territorin e Gjilanit, për periudhën 2024-2027.
Kompanitë për të ushtruar veprimtarinë e transportit publik të udhëtarëve me autobus/minibus duhet plotësuar kushte. Për të shikuar vijat, kushtet dhe informatat për aplikim kliko në link.
Kërkesa/Aplikacioni me dokumentacionin përcjellës mund të tërhiqet në Q.SH.Q, kati i parë, te Soliteri, ose në DSHIB, i cili dokumentacion pas kompletimit dorëzohet gjithashtu në Q.SH.Q, në pliko të mbyllur në këtë adresë.
Komuna e Gjilanit – Drejtoria për Shërbime Publike, Infrastrukturë, dhe Banim Gjilan, rruga Ibrahim Rugova, p.n. Gjilan.
Afati për paraqitje të kërkesave është i hapur deri më 31 maj 2024, në ora 13:00, kur edhe do të bëhet hapja e aplikacioneve ora 13:15 nga ana e komisionit.