
Konkurs publik – Mirëmbajtës i pajisjeve elektro – mekanike
09:39, 13 Shtator, 2023Data e përfundimit: 2023-09-27
Info:
Qyteti: Gjilan
Adresa: Rr. Vëllezrit Gërvalla, Nr. 71 Gjilan, Kosovë
Afati edhe: 2 ditë.
Kategoria: Konkurse
Konkurs publik për plotësimin e vendit të lirë të punës në Njësinë Operative Kamenicë pranë KRU “Hidromorava”-sha Gjilan:
Një / 1 / Mirëmbajtës i pajisjeve elektro – mekanike.
- Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)
- Kohëzgjatje e kontratës punuese: Kohë të caktuar
- Orari i plotë : 40 orë në javë
- Paga: Ne pajtim me politiken zhvillimore te KRU ”Hidromorava”-sha Gjilan
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive te punës:
- kryen punët dhe detyrat punuese në mirëmbajtjen e elektopompave;
- rregullisht përcjell dhe bën mirëmbajtjen e Elektropompave;
- njofton përgjegjësin e tij për eliminimin e defekteve si dhe nevojën e ndrrimit te ndonjë pjese;
- kujdeset për rregullshmërin e punës të paisjeve;
- kujdeset për rezervimin e pjesëve rezervë dhe të materjalit hargjues që nevojitet për punë;
- përgatit raport javor dhe mujor për punët e kryera si dhe pengesave që has në teren;;
- kryen edhe punë tjera në kuadër të lëmisë së vetë dhe me urdhër të MNJO.Kam
Përgatitja Shkollore:
- Kualifikimi shkollor: Shkolla e Mesme –- Së paku një /1/ vitë përvojë pune profesionale të dëshmuar me certifikatat e punës profesionale;
- Njohja e punës me kompjuter Word & Excel.
Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm si vijon:
- Dëshmi të kualifikimit shkollor, fotokopje e noterizuar;
- Dokumentin e identifikimit;
- Aplikacioni;
- Certifikatën se nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale;
- Certifikatën mjekësore (për shkak të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve pjesëmarrës në konkurs në fund të procedurës rekretuese e njejti/a do të kërkohet vetëm nga kandidati më i sukseshëm).
Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në zyrën për personel.
Afati i aplikimit është 15 ditë, nga dita e shpalljes publike , në tabelën e shpalljeve publike të kompanisë edhe atë nga data 12.09.2023 deri më datë 27.09. 2023, ora 16:00.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen për vendin, datën dhe kohen e mbajtjes së testimit me shkrim përmes postës elektronike dhe tabelës së shpalljeve publike të Kompanisë.
Dokumentet e pranuara të aplikantëve në fotokopje nuk kthehen.
SHKARKO DOKUMENTIN: Konkursi Publik ne KRU Hidromorava-sh.a.