FITORJA

Konkurs publik – Mirëmbajtës i pajisjeve elektro – mekanike

09:39, 13 Shtator, 2023

Data e përfundimit: 2023-09-27

Organizata:

KRU Hidromorava Sh.A.

Tel: 0800 61 000

Info:

Qyteti: Gjilan

Adresa: Rr. Vëllezrit Gërvalla, Nr. 71 Gjilan, Kosovë

Numri i pozitave: 1

Ka skaduar afati!

Kategoria: Konkurs

Konkurs publik për plotësimin e vendit të lirë të punës në Njësinë Operative Kamenicë pranë KRU “Hidromorava”-sha Gjilan:

Një / 1 / Mirëmbajtës i pajisjeve elektro – mekanike.

  • Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)
  • Kohëzgjatje e kontratës punuese: Kohë të caktuar
  • Orari i plotë : 40 orë në javë
  • Paga: Ne pajtim me politiken zhvillimore te KRU ”Hidromorava”-sha Gjilan

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive te punës:

  • kryen punët dhe detyrat punuese në mirëmbajtjen e elektopompave;
  • rregullisht përcjell dhe bën mirëmbajtjen e Elektropompave;
  • njofton përgjegjësin e tij për eliminimin e defekteve si dhe nevojën e ndrrimit te ndonjë pjese;
  • kujdeset për rregullshmërin e punës të paisjeve;
  • kujdeset për rezervimin e pjesëve rezervë dhe të materjalit hargjues që nevojitet për punë;
  • përgatit raport javor dhe mujor për punët e kryera si dhe pengesave që has në teren;;
  • kryen edhe punë tjera në kuadër të lëmisë së vetë dhe me urdhër të MNJO.Kam

Përgatitja Shkollore:

  • Kualifikimi shkollor: Shkolla e Mesme –- Së paku një /1/ vitë përvojë pune profesionale të dëshmuar me certifikatat e punës profesionale;
  • Njohja e punës me kompjuter Word & Excel.

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm si vijon:

  • Dëshmi të kualifikimit shkollor, fotokopje e noterizuar;
  • Dokumentin e identifikimit;
  • Aplikacioni;
  • Certifikatën se nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale;
  • Certifikatën mjekësore (për shkak të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve pjesëmarrës në konkurs në fund të procedurës rekretuese e njejti/a do të kërkohet vetëm nga kandidati më i sukseshëm).

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në zyrën për personel.

Afati i aplikimit është 15 ditë, nga dita e shpalljes publike , në tabelën e shpalljeve publike të kompanisë edhe atë nga data 12.09.2023 deri më datë 27.09. 2023, ora 16:00.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen për vendin, datën dhe kohen e mbajtjes së testimit me shkrim përmes postës elektronike dhe tabelës së shpalljeve publike të Kompanisë.

Dokumentet e pranuara të aplikantëve në fotokopje nuk kthehen.

SHKARKO DOKUMENTIN: Konkursi Publik ne KRU Hidromorava-sh.a.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.