HW

Konkurset e aranzhuara

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komuna e Preshevës, pse jo edhe e Bujanocit, do të hyjnë në Libër të Ginisit për Konkurset e aranzhuara për punësim.

Këto pushtete lokale, Konkurseve për punësim u kanë vënë një kusht goxha të vështirë, duke filluar nga ndërmarrjet publiket, të cilat për themelues e kanë pushtetin e deri te institucionet shkollore dhe shëndetësore.

Sot është bërë privilegj për të zënë punë përmes këtyre Konkurseve, të cilat kërkojnë disa prioritete: Së pari për ta kaluar pragun e këtij “konkursi” duhesh të jesh dhëndër i komunarëve, birë apo bijë e deputetit, kushëri i kryetarit, drejtorit, sekretarit e kështu me radhë. Nëse nuk u përket lidhjeve të këtyre pozitarëve, vështirë e ke të ngulitesh nëpër këto institucione, ose të paktën të marrësh ndonjë orë të gjuhës serbe, biologjisë, kimisë, etj – etj nëpër shkolla, ambulancë dhe institucione publike.

Uji Dea

Po qe se je “akraba” me pushtetarët, nuk merren parasysh kualifikimet, nota e studimeve, paraqitja në BVI-në e punësimit etj. Me rëndësi është të kesh një shkollim të mesëm dhe të jesh dhëndër i ndonjë funksioneri.

Duke i marrë parasysh të gjitha këto kushte të Konkurseve të aranzhmuara, kam shpreh gatishmëri të bëhem dhëndër për së dyti herë i këtyre funksionarëve e posaçërisht i Riza Halimit vetëm e vetëm të punësohem thuhet ne reagimin e Kujtim Sadriut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.