ARKATANA

Konkurrimi për çmimet vjetore letrare duhet përsëritur sepse mungoi njoftimi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ka javë që interesohem dhe shikoj nëpër portale, sidomos te Portali i MKRS -së se, kur do hapet konkursi për konkurrime për Çmimet vjetore letrare të MKRS-së për vitin 2014… dhe, nuk e kam parë askund. Madje as edhe te Faqja zyrtare e MKRS në internet. Kam menduar se kjo vonesë po ndodhë shkaku i formimit të vonshëm të institucioneve qendrore, qeverisë e, me këtë edhe të MKRS -së…andaj, ju duhet kohë derisa të konsolidohen dhe ta marrin veten. Por …kështu ka shkruare në reagimin e tij Sabit Rrustemi editor i Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”.

Dje, u befasova keq kur e pashë lajmin tek Portali juaj se është emëruar Juria për ndarjen e këtyre Çmimeve.

Nuk e di thjeshtë se si kanë qenë të informuar ata 20 e sa konkurrentë, pos përmes ndonjë konkursi intern a përmes telefonit.

Dhe, kjo, thjeshtë është tallje për dhjetëra botues e për qindra autorë që kanë edituar botimet e tyre gjatë vitit 2014.

FIDANISHTJA

Vetëm nga Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” i kam pasur 15 autorë konkurrentë për vitin 2014, të cilët me kapacitete e tyre intelektuale e financiare e ndihmuan letërsinë shqipe gjatë vitit që iku dhe tash, nuk ju jepet rasti për t’u vlerësuar së paku para një Jurie letrare, për mungesë informimi.

Qe, mund ta shikoni dhe Ju, askund, asnjë lajm a vendim për shpalljen e Çmimeve Vjetore për Letërsi për vitin 2014, nuk e ke në Faqen Zyrtare të MKRS, e as për Çmimin për Vepër Jetësore, ku, poashtu kemi pasur propozimin tonë.

Një vit më parë, nuk ishte kështu …
Andaj, ky konkurrim thjeshtë duhet përsëritur, në mënyrë që t’ ju bëhet e mundur dhe të tjerëve për të konkurruar.

Në të kundërtën, vetëm do shtohen dyshimet për Çmime tashmë të porositura që më parë.
Nëse mbetet kështu, ku përzgjedhja e librave më të mirë bëhet vetëm nga 20 konkurrentë, kur dihet se gjatë këtij viti kemi dyqind e sa vepra të botuara, thjeshtë është tallje me letërsinë dhe me autorët ka thënë Sabit Rrustemi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.