Mobi Casa

Konkurentja shqiptare ngrit flamurinë kuq e zi në Suedi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Po vazhdojnë sukseset e shqiptarëve nëpër botë, e në mënyrë të veqantë atyre që po shfaqen nëpër spektakle konkurruese në kërkim të talentëve.

Së fundmi, një tjetër shqiptare po paraqitet me mjaft sukses në edicionin suedez të X Factor. Mërgime Murati po konkuron suksesshëm, duke u klasifikuar në finalen e madhe si anëtare e grupit J.E.M. Ajo çfarë është e veçantë, është se Mërgimja nuk lë moment pa falënderuar shqiptarët në mënyrën e saj.

Uji Dea

“S’ka me flamurin kuq e zi e shqipen me dy krena! Kështu festohet finalja e parë e X Factor Sweden. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj.”- shkruan ajo në faqen e saj në Facebook.

Në një moment tjetër, ajo së bashku me di miqtë e saj të grupit kanë ngritur flamurin kuq e zi menjëherë pas performancës së tyre që u prit mjaft mirë nga publiku. /Indeksonline/