ARKATANA

Konkretizohet bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Luginës së Preshevës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, kryetarin e Preshevës, Ragmi Mustafa dhe atë të Bujanocit, Nagip Arifi.

Kjo vizitë, vjen pas asaj zyrtare që ministri Shala ka zhvilluar në Luginë të Preshevës dhe ka nënshkruar Memorandumet e Bashkëpunimit me Komunën e Preshevës dhe të Bujanovcit.

Me këtë vizitë, fillon faza e intensifikimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve ndërmjet MKRS-së dhe përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në këtë takim, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, nëpërmjet të cilit synohet të krijohen kushte për bashkëpunim në politikat, programet dhe aktivitet kulturore dhe rinore në Luginën e Preshevës.

Eco Higjiena

Në takim, përfaqësuesit e Luginës, e falënderuan ministrin Shala për vizitën që i ka bërë kësaj pjese, por edhe për mbështetjen që u ka dhënë shqiptarëve.

Përfaqësuesit e Luginës e vlerësuan si historike vizitën e ministrit Shala si dhe nënshkrimin e Memorandumeve të Bashkëpunimit që janë të parat të këtij lloji.

Ndërkaq ministri Shala u shpreh se MKRS-ja po punon gjithnjë e më shumë për promovimin dhe afirmimin e kulturës shqiptare në mbarë hapësirat nacionale. Në këtë drejtim, ai u shpreh se Memorandumi mes MKRS-së dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është një hap i parë drejt ndërkomunikimit më aktiv kulturor, në funksion të njohjes dhe promovimit të kulturës mbarëkombëtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.