United Hospital

Konjufca: Zhvillimet e fundit rreth Gjkykatës Speciale, janë lojëra politike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca ka thënë se në mbledhjen e kryesisë u diskutua për problemet e brendshme të VV-së. Ai ka theksuar se VV-ja po i konsideron lojëra politike zhvillimet e fundit rreth Gjykatës Speciale.

Megjithatë, ai përsëriti se VV-ja qysh nga fillimi ka qenë dhe është kundër kësaj gjykate.

“VV është kundër gjykatës speciale, argumentet i dini. Në anën tjetër jemi duke i konsideruar edhe lojërat politike që po bëhen në lidhje me gjykatën speciale”, tha Konjufca pas mbledhjes së gjatë të kryesisë së VV-së.

Uji Dea

“E vetmja që ka ndryshuar PDK-ja qëndrimin për specialen është PDK’ja”, shtoi ai, duke kujtuar se LDK, që bashkë më deputetet e PDK_së votuan pro gjykatën, vazhdon ta përkrah specialen, derisa VV, AAK e NISMA kundërshtuan çdo herë.

“Na duket e çuditshme ndryshimi i PDK’së për këtë çështje”, tha ai.

Konjufca ka theksuar se me sa janë në dijeni nisma e 43 deputetëve të kuvendit të Kosovës për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ka dështuar, pasi tre prej tyre kanë tërhequr nënshkrimet. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.