Uji Dea

Konjufca: VV’ja hyn në koalicion me ndonjë parti tjetër vetëm nëse ka nevojë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Anëtari i Kryesisë së VV’së, Glauk Konjufca, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se partia e tij mund të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër vetëm nëse ka nevojë.

Konjufca tha se vetëm nëse VV’së i nevojiten numrat, atëherë mund t’i konsiderojë shanset për të hyrë në koalicion qeverisës.

“Vetëvendosje hyn në koalicion vetëm nëse kemi nevojë. Vetëm nëse kemi nevojë për numra atëherë mund të hyjmë në koalicion me ndonjë parti tjetër”, është shprehur Konjufca.

RCCOLA

Tutje, ai tha se PDK’ja është partia që më së paku ka mundësi të futet në koalicion me të.

“A është PDK’ja? Më së paku. Por, kush i ka shanset më të mëdha me hy në qeverisje. Unë mendoj se nuk i ka asnjëra”, shtoi Konjufca./Express/