Fundamenti

Konjufca tregon si e duan marrëveshjen: Presidentin e Kryeparlamentarin ta merr LDK’ja, ne ta marrin Kryeministrin

/ 2 minuta lexim
HW

Nënkryetari i Lëvizjës Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin “DPT te Fidani”, ka treguar se si e do partia e tij marrëveshjen për koalicion me LDK’në. Konjufca ka treguar se sot ai dhe nënkryetari tjetër, Besnik Bislimi, janë takuar me anëtarët e kryesisë së LDK’së, Kujtim Shalën dhe Avdullah Hotin. Ai thotë se pritet një takim tjetër mes tyre, e që duhet të jetë definitiv.

“Jemi marrë vesh që takimi i ardhshëm me qenë i prerë dhe të mbahet ditëve në vijim”, thotë Konjufca në DPT.

Ai ka treguar se plani i VV’së është që LDK’së t’ia lë dy pozitat e para shtetërore, që sipas Kushtetutës janë Presidenti e Kryetari i Kuvendit.

“LDK me marrë të parin edhe të dytin, VV me marrë postin e tretë kushtetues që është kryeministri. Edhe për një arsye të thjeshtë, VV’ja nuk ka qeverisur kurrë”, ka thënë Konjufca.

Uji Dea

“Jam i bindur se do të bëhet koalicioni me LDK’në”, thotë tutje nënkryetari i VV’së.

Ai shton se kandidati për kryeministër duhet të jetë nga VV’ja sepse beson që Albin Kurti do të fitonte përpara secilit kandidat të mundshëm nga LDK’ja.

“Merre secilin prej figurave kryesore të LDK’së kundrejt Albin Kurtit, Kurti del fitues”, thotë Konufca. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.