FITORJA

Konjufca tregon se çka kërkoi në konferencën e Selanikut rreth vizave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë lidhur me perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor “Nga Selaniku në Zagreb”, e cila po mbahet në Selanik.

Përmes një shkrimi në Facebook, Konjufca bëri të ditur se në fjalimin e tij ka theksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane si dhe për vazhdimin e reformave në rrugën e integrimit evropian.

Ai kërkoi edhe liberalizimin e vizave për kosovarët.

Uji Dea

“Ndër tjera kam kërkuar vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në mënyrë që mos të izolohet rinia nga perspektiva e saj. Kam siguruar gjithashtu se zhvillimi ekonomik dhe social, fqinjësia e mirë dhe dialogu me Serbinë janë qëllimet afatgjatë të qeverisë së re për të kontribuar dhe siguruar paqen rajonale”.

Ai shtoi se përshëndet metodologjinë e re të aprovuar nga Komisioni si dhe ka shprehur bindjet pozitive për samitin në mes të vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkani Perëndimor në Zagreb gjatë majit 2020./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.