KKVITI

Konjufca: Tradhti kombëtare, u fuqizua ndarja e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, dje kanë nënshkruar një dokument, i cili sipas tij, fuqizon ndarjen e Kosovës.

“Asociacioni është një autonomi politiko-territoriale e serbëve që jetojnë në komunat me shumicë serbe. Kemi një proces të legalizimit të Beogradit në Kosovë. Autonominë politike të këtij etniteti serb do ta kontrollojë Beogradi. Kuvendi i Asociacionit do ta paralizojë Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Konjufca gjatë një konference me gazetarë.

Sipas tij, ajo çfarë kanë bërë Mustafa e Thaçi mund të quhet edhe tradhti kombëtare, raporton Telegrafi.

Uji Dea

“Po bëhet bosnizimi i Kosovës. Po krijohen konturat që serbët të shpallin republikën e tyre”, ka shtuar më tej Konjufca.

Në këtë drejtim ai ka bërë thirrje që një gjë e tillë të kundërshtohet.

“Nuk duhet me na mungu guximi që ta ndalojmë ndarjen e Kosovës. Prej iniciativave opozitare e deri te demonstratat gjithë popullore”, ka thënë ndër tjerash Konjufca. /Telegrafi/